Ballina Shëndetësi Mutacionet e reja SARS-CoV-2: “Jo panik”, laboratori “Intermedica” i detekton edhe këto

Mutacionet e reja SARS-CoV-2: “Jo panik”, laboratori “Intermedica” i detekton edhe këto

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kohët e fundit janë identifikuar dy variante të ndryshme SARS-CoV-2, VUI 202012/01 (përkatësisht në Anglinë e Jugut) dhe 501.V2 (Afrikën e Jugut.), të cilët kanë shkaktuar një rritje të rasteve me COVID-19.

Ndërkohë, varianti VUI 202012/01 është detektuar gjithashtu në rajone të tjera të Evropës. Të dy variantet karakterizohen kryesisht në disa mutacione në gjenin S, i cili kodifikon proteinën Spike dhe meqenëse rezulton një rritje e numrit të personave që infektohen me këto variante në një periudhë të shkurtër kohe, supozohet se është më infektues se variante të tjera SARS-CoV-2.

Sidoqoftë, ende duhet të sigurohen prova shkencore për të konfirmuar këtë hipotezë.

Këtu do të dëshironim t’ju informonim se këto variante të reja, të cilat diskutohen aktualisht në gjithë mediat e botës, mbulohen nga sistemi i testeve SARS-CoV-2 të Kompanisë Gjermane “EUROIMMUN”.

Pikerisht, ky sistem testesh është perdorur që në fillim nga laboratori INTERMEDICA për testimet për SARS-CoV-2. Dhe tani, praktikisht detekton dhe këto mutacione.

Aktualisht është i vetmi laborator në territorin e Republikës së Shqipërisë që përdor Sistemet e testimeve te kompanisë EUROIMMUN.

Më poshtë gjeni më shumë detaje për sistemet përkatëse të këtyre testimeve të lancuar nga kompania EUROIMMUN:

Sistemet e testimit
——————————EURORealTime:
—————————
Meqenëse sistemet e testimit EURORealTime SARS-CoV-2 dhe EURORealTime SARS-CoV-2 / Gripi A / B bazohen në identifikimin e gjeneve ORF1ab dhe N të SARS-CoV-2, ato nuk preken nga mutacionet të cilat prekin gjenin Spike (S-Gene). Ky është një avantazh ndaj sistemeve të tjera testuese, të cilat bazohen në gjenin më të ndryshueshëm, atë Spike (p.sh. Thermo Fisher TaqPath ose Altona Diagnostics RealStar SARS-CoV-2 RT-PCR Kit 1.0).

Përmes gjeneve, të cilët identifikohen prej kiteve të kompanisë EUROIMMUN, është e mundur plotësisht të dallohen dhe rastet me mutacion, të cilat prekin gjenin Spike, duke ofruar një rezultat plotësisht të besueshëm qoftë dhe për një individ të infektuar prej SARS-CoV-2 të mutuar. Pra, dy variantet e reja të njohura deri sot prej mutacioneve nuk prekin aspak identifikimin e virusit përmes kiteve, të cilat laboratori INTERMEDICA përdor.

Metoda e testimit ELISA
————————————
(Metodë, e cila përdoret aktualisht në laboratorin INTERMEDICA)

Domeni S1 i proteinës Spike, i cili përdoret si antigen në Anti-SARS-CoV-2-ELISA ( IgA / IgG) dhe Anti-SARS-CoV-2-QuantiVac-ELISA (IgG), përmban njëkohësisht edhe domenin lidhës së receptorëve (RBD) që preket nga mutacionet e varianteve të reja të SARS -CoV-2.

Por duhet të theksojmë se, këto ndryshime (ndryshimet individuale të aminoacideve të proteinave) nuk ndikojnë në aftësitë lidhëse të antitrupit ndaj gjithë proteinës pasi preket vetëm një epitop i vetëm.

Proteina ka shumë epitope dhe humbja e një vendi lidhje eshtë e lehtë të kompesohet. Ndaj ky ndryshim individual i aminoacideve nuk do të thotë domosdoshmërisht që ky variant i ndryshuar nuk lidh variantin origjinal aq më tepër duke ditur që jo çdo vend brenda epitopit është një target për antitrupin.

Pra, rrjeti më i madh i laboratorëve në Shqipëri – INTERMEDICA ofron dhe do të vazhdojë të ofrojë identifikimin e SARS CoV-2 me saktësinë më të lartë përfshirë dhe variantin e ri, atë të mutuar.

---- ----
----
-----
-----