Ballina Lajme nacionale Mustafa thërret në takim nënkryetarët e LDK-së, ҫfarë po përgatitet për 3...

Mustafa thërret në takim nënkryetarët e LDK-së, ҫfarë po përgatitet për 3 gusht?

9
SHPËRNDAJE

Pritet të mbahet një takim nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur në takim nënkryetarët e kësaj partie, lidhur me zgjedhjet e brendshme në këtë parti.

Takimi pritet të fillojë nga ora 14:00.

Në selinë e LDK-së deri tash ka arritur Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa.

Muhaxheri ka thënë se takimi është thirrur nga kryetari Mustafa.

“Takimi është ftuar prej kryetarit. Ka të bëjë me 3 gushtin, edhe zgjedhjet e brendshme. Ne konsultim me kryetarët e degëve e ka ftuar takimin”, ka thënë Muhaxheri.

Në këtë takim pritet të definohet agjenda e së shtunës, por edhe numri i kandidatëve për garë të kryetarit të LDK-së.
Madje mund të ketë marrëveshje që të mos ketë fare garë, por të shkohet me një kandidat.

-----