Ballina Lajme nacionale Mustafa sulmon Kurtin dhe i tregon gabimet e rënda në qeverisje

Mustafa sulmon Kurtin dhe i tregon gabimet e rënda në qeverisje

42
SHPËRNDAJE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se në 100 ditë punë, i ka bërë dëmet më të mëdha Kosovës.

“Prishja e relacioneve me SHBA është papërgjegjësi totale në raport me kultivimin e marrëdhënieve me Amerikën. Kemi parë edhe reagimin e SHBA. Kjo është qeveria që I ka bërë më së shumti dëme Kosovës në prishje të raporteve me ShBA-në”, tha Mustafa.

Ai ka kritika edhe për masat e qeverisë sa i përket pandemisë Covid 19.

“Ka pasur shkelje të mëdha nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm. Ka kërcënuar deputetet siç ishte rasti për Pacollin ai do të dërgohet në konvikte ose do të arrestohet. Kjo është një sjellje që I vendos qeveritarët mbi ligjin. Qeveria ka dështuar në ekonomi sepse është shkatërruar sektori privat pasi që ky nuk është përkrahur nga qeveria”.

-----