Ballina Lajme nacionale Mustafa reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, ja çfarë thotë ai

Mustafa reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, ja çfarë thotë ai

52
SHPËRNDAJE

Dorëheqja e Haradinajt ka shokuar të gjithë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se, partia e tij prej kohësh e ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë mirëpo, jo në këtë mënyrë, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se beson në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe po ashtu edhe në pafajësinë e Haradinajt.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qytetarë të nderuar,

LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe

-----