Ballina Lajme nacionale Mustafa priti në takimin lamtumirës ambasadorin O’Connell

Mustafa priti në takimin lamtumirës ambasadorin O’Connell

12
SHPËRNDAJE

Ambasadori O’Connell bëri një takim lamtumirës me Isa Mustafën.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur sot në takimin lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell.

O’Connell e uroi mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.

Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.

Merrnin pjesë në këtë takim Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Xh. Mustafa dhe Bajram Gecaj.

-----