Ballina Lajme nacionale Mustafa për Kurtin: LDK-ja e bëri kryeministër

Mustafa për Kurtin: LDK-ja e bëri kryeministër

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, I quajti recitime deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili e përshkroi LDK-në si një “klub të stërvjetruar”. Në një përgjigje për Gazetën Express, Mustafa reagoi ndaj komenteve të Kurtit se LDK është parti e korruptuar. Isa Mustafa tha se ishte pikërisht partia e tij ajo që e bëri shefin e Vetëvendosjes kryetar të ekzekutivit.

----

“Kurti s’do të bëhej kryeminister pa përkrahjen e LDK-së. Prandaj, në qoftë se ka pranuar që të korruptuarit, sipas tij ta bëjnë kryeministër, kjo dëshmon se edhe ai vetë në mendje e në logjikë është i korruptuar”, tha Mustafa.

LDK-ja, sipas tij, është unike, por nuk përjashtoi faktin që brenda partisë së tij ka individë të cilët nuk janë në një linjë me të. “Këtu nuk është problemi te LDK, sepse neve jemi një, të vjetër dhe të rinj, me përjashtim të ndonjë individi, por te logjika e Vetëvendosjes”, theksoi Mustafa. Qeveria Kurti u rrëzua nga një mocion mosbesimi i paraqitur në Kuvend nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Paskësaj, presidenti Hashim Thaçi dekretoi Avdullah Hotin e LDK-së si të mandatuar për formimin e qeverisë së re. Vetëvendosje e dërgoi cështjen ne në Gjykatën Kushtetuese e cila e pezulloi zbatimin e dekretit të presidentit, deri në 29 maj.

----- ----