Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot në konferencë për media shpreh se arrestimi dhe mbajtja në arrest e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës është bërë pa asnjë nevojë ligjore.
Mustafa kërkoi që për rastin e Rugovës të zhvillohet sa më shpejt procesi gjyqësor, të vërtetohet bazueshmëria ligjore e akuzave ndaj Haki Rugovës, por theksoi se nëse procesi zvarritet, atëherë siç tha Mustafa, arrestimi i Rugovës është bërë me qëllime politike.
Mustafa u shpreh tutje se kanë dyshime që me arrestimin e Rugovës është synuar njollosja pastërtia e qeverisë, pasi theksoi që kjo qeveri nuk ka asnjë aferë korruptive./21Media
The post Mustafa: Nëse procesi ndaj rastit të Haki Rugovës zvarritet, arrestimi është bërë me qëllime politike appeared first on RTV21.