Ballina AKTUALE Mustafa: Natyra diskriminuese institucionale shtetërore ende vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave...

Mustafa: Natyra diskriminuese institucionale shtetërore ende vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave diskriminuese

106
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot, dy ngjarje shkaktuan shqetësime tek qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ministri racistë e ksenofob i Punëve të Brendshme, z. Aleksandër Vullin vizitoi stacionin policorë në Bujanoc duke provokuar shqiptarët, në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë z. Zllatibor Lonçar ka shkarkuar nga posti të vetmin drejtor shqiptarë të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Pra, në rastin e parë, në institucionin ku janë të nënpërfaqësuar shqiptarët >> qoftë si numër i përgjithshëm qoftë në zinxhirë komandues <<, Ministri Vulin me prezencën e tij, injorimin e institucioneve lokale dhe gjuhën e tij kërcënuese ndaj shqiptarëve të Luginës nxit polarizim ndëretnik në Bujanoc. Polarizime që nuk kanë ekzistuar edhe në kohërat e luftërave të përgjakshme.

Për derisa, rasti i dytë – Ministri Lonçar me vendimin e tij për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë vërteton se politikat e nënshtrimit dhe servilizmit funksionojnë deri në momentin që i shërbejnë Beogradit. Nuk ishte shkaktuar kur kishte arsye, andaj u shkarkua pa arsye.

Qeveria centraliste e partisë-shtet në Beograd nuk ka treguar gatishmëri për dialog, për respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, që është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së Republikës së Serbisë. Përkundrazi, natyra diskriminuese institucionale shtetërore ende vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave diskriminuese.

---- ----
-----