Ballina Showbiz Mustafa Nano thumbon Tayna-n dhe Dafina Zeqirin

Mustafa Nano thumbon Tayna-n dhe Dafina Zeqirin

19
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të forta për Imamin Elvis Naçi, kësaj here Mustafa Nano është kapur me reperet Dafina Zeqiri dhe Tayna.

Në puntatën e fundit të emisionit të tij, të transmetuar mbrëmjen e kaluar, ai komentoi tekstet e disa prej këngëve më të dëgjuara shqiptare.

Ndër to, Nano përmendi edhe këngën “Bye Bye”, të Tayna-s dhe Dafinës, duke deklaruar se është i shokuar nga teksti.

Konkretisht, ai u kap me fjalët e këngës:

“Edhe femnën unë ta marr, e kom fanse. E shti me bo twerk t’u kcy valle. Mu s’ka hiç ça me m’ardh marre”.

“Kjo është një vajzë që këndon dhe luan rolin e një lesbikeje. Më saktë shtiret që luan rolin e një lesbikeje.

Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin.”- u shpreh Nano në emisionin e tij.

Gjithashtu, ai përmendi edhe këngët e Majk, Ronela Hajatit, Butrint Imerit etj, duke vënë në pah tekstet që sipas Nanos, ishin të pakuptimta.

The post Mustafa Nano thumbon Tayna-n dhe Dafina Zeqirin appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.