Ballina Lajme nacionale Mustafa: Mos të përdhoset puna e mjekëve

Mustafa: Mos të përdhoset puna e mjekëve

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  ka vlerësuar lartë punën e mjekëve gjatë kësaj periudhe kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se mjekët po e dhënë maksimumin me gjithë mungesë të kapaciteteve hapësinore e njerëzore, me telashe të furnizimit me oksigjen .

“Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës. “, ka thënë ndër tjerash Mustafa.

Ai tutje është shprehur se mjekët e meritojnë respektin për punën dhe sakrificën që bëjnë./21Media

 

The post Mustafa: Mos të përdhoset puna e mjekëve appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----