Ballina Lajme nacionale Mustafa: Jemi duke që të gjendet një figurë përbashkuese për kryetar të...

Mustafa: Jemi duke që të gjendet një figurë përbashkuese për kryetar të LDK-së

9
SHPËRNDAJE

Pas mbledhje së Kryesisë së LDK-së, para mediave ka folur zëdhënësi i kësaj partie.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka thënë se janë disa zyrtarë të LDK-së që kanë shprehur interesim dhe pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e brendshme më 3 gusht.

Pas mbledhjes së kryesisë ai ka thënë se është vlerësuar lartë “interesimi dhe pretendimi për të kandiduar nga disa kolegë në kryesi me kontribute shumë të larta”.

Ai ka përsëritur se po punohet që të gjendet një figurë përbashkuese.

Ka thënë se të gjitha kandidaturat do të shpallen më 3 gusht, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor, ndërsa sot kryesia ka caktuar edhe anëtarët e Komisionit Statutar, Verifikues, Kandidues, Zgjedhor dhe Kryesinë e Punës.

-----