Ballina Lajme nacionale Mustafa i sqaron VV-së pse e zgjodhi Vjosën për kandidate: Nuk e...

Mustafa i sqaron VV-së pse e zgjodhi Vjosën për kandidate: Nuk e nënvlerësojmë Kurtin

10
SHPËRNDAJE

“Nuk e nënvlerësojmë Kurtin”, Mustafa i sqaron VV’së pse e zgjodhi Vjosën për kandidate.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se e sheh LDK-në dhe Vetëvendosjen zgjidhjen më të mirë për qeverisje, derisa thotë se ka gëlltitur të kaluarën sepse e ka vlerësuar më lartë interesin e vendit sesa të vetin, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa, po thotë se do të i mbetet besnik idesë dhe përkushtimit që partitë e deritanishme opozitare.

“Jam angazhuar, i mbetem besnik idesë dhe përkushtimit që vendi të qeveriset nga partitë e deritanishme opozitare, LDK dhe Vetëvendosje. Në situatën në të cilën gjendemi, këtë e konsideroj zgjidhjen më të mirë. Sikurse LDK, ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka specifikat e veta. Ka njerëzit me të cilët llogarit fitoren dhe qeverisjen. Kanë ambientin e brendshëm, që dallon”, ka shkruar Mustafa.

Tutje, kreu i LDK-së, po thotë se nuk i jep të drejtë në përfshirje të emrit për kryeministër, as VV-së e as LDK-së.

“Nuk i jap të drejtë LDK-së të përzihet se kush nga VV duhet të jetë Kryeministër i vendit. Por, nuk i jap të drejtë as VV të na caktojë sesi LDK duhet të vendosë për Kryeministrin dhe për njerëzit e fushatës. Bashkëpunimin e konsideroj proces të respektit reciprok. Kam gëlltitur të kaluarën, sepse e kam vlerësuar më lart interesin e vendit sesa vetëveten”, shton ai.

LDK, sipas Mustafës, nuk e kërkon pozitën e kryeminsitrit, sepse e vlerëson Albin Kurtit, apo meritat e tij.

“Jemi shprehur pozitivisht për koalicion me VV në interes të forcimit të shtetit dhe dekriminalizimit të vendit. LDK, nuk e kërkon Kryeministrin, sepse nënvlerëson z. Albin Kurti dhe meritat e tij. Por se vlerëson znj. Osmani dhe kërkesat e anëtarësisë. Vlerëson kompetencën e LDK-së, ekipin e saj, për qeverisje të mire e pa korrupsion. Kjo është arsyeja e kërkesës tonë për Kryeministër”, shtoi ai.

Mustafa në fund, ka shkruar se ka plotë gjëra të mira që mund të adresohen në bashkëpunimin LDK-VV.

“Në qoftë se jemi të bindur se edhe njërës edhe tjetrës palë i takon Kryeministri, kjo nuk do të thotë se duhet të hapim frontin ndërmjet veti. Kemi plot gjëra të mira që mund t’ia adresojë njëra palë tjetrës për bashkëpunimin tonë, por kemi edhe të këqia. Kjo nuk është mënyrë që ne të tentojmë të fitojmë vota. Më shumë preferoj të ndërtojmë front të përbashkët, para ose pas-zgjedhor, për t’ua pamundësuar PAN-ave dhe përkrahësve të tyre vazhdimin e shkatërrimi të shtetit”, ka shkruar kreu i LDK-së.