Ballina Lajme nacionale Mustafa i kundërpërgjigjet Kurtit: Lirisht themelojeni Qeverinë nëse keni vota

Mustafa i kundërpërgjigjet Kurtit: Lirisht themelojeni Qeverinë nëse keni vota

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit, kreut të VV-së, i cili ka thënë se LDK e përcakton datën e themelimit të Qeverisë.

Gjatë ditës së sotme, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se datën për formimin e Qeverisë e përcakton Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), dhe jo presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa ia ka bërë të ditur se, LDK-ja nuk e cakton datën e formimit të Qeverisë, por është Vetëvendosje ajo e cila është fituese e zgjedhjeve dhe përgjegjësia i takon VV-së që të formojë Qeverinë.

Por, në këtë postim, Mustafa ka lënë të nënkuptohet se mbase partia e tij nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, pavarësisht se ka kërkuar që ajo sa më parë të krijohet.

Postimi i plotë i Mustafës pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të çertifikuara nga KQZ.

Nga këto zgjedhje ka dalë LVV si fitues relativ me 29 deputetë dhe LDK, parti e dytë, me 28 deputetë.

Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjeter, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë.

LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend.

LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë.

Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit.

Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje.

Caktimi i mandatarit, marrja e manatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje.

---- ----
----
----- ----
-----