Ballina Lajme nacionale Mustafa i bën një tjetër paralajmërim Vjosa Osmanit: Qëndrimi agresiv do të...

Mustafa i bën një tjetër paralajmërim Vjosa Osmanit: Qëndrimi agresiv do të sjellë pasoja

100
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha për Vjosa Osmanin se qëndrimi agresiv që po shfaq do të sjellë pasoja ndaj saj.

----

Nënkryetarja e partisë nuk po pajtohet për koalicionin me AAK-në e Nismën.

Ai theksoi se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit, pra kundër partisë së vet, do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin.

Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vetë Mustafës.

” Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarët, linçime nga më tē ndryshmet”, tha Mustafa për RTK.

----- ----