Ballina Lajme nacionale Mustafa e përsëritë se LDK-ja do të garon vetë në zgjedhje

Mustafa e përsëritë se LDK-ja do të garon vetë në zgjedhje

12
SHPËRNDAJE

LDK do të shkojë vet në zgjedhje.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka takuar të hënën kreun e PSD’së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës, Fatmir Limajn.

Ai tregoi se vetë u ka bërë ftesë krerëve të këtyre dy partive për të biseduar, ndërkaq për Gazetën Express ka treguar se a do të takohet edhe me të parin e AAK’së, Ramush Haradinaj

Mustafa ka thënë se do të takohet me Haradinajn, pasi sipas tij çdo takim është i vlefshëm dhe se nevojitet një proces zgjedhor i rregullt dhe transparent. Mustafa ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Haradinajn edhe pas zgjedhjeve.

“Mendoj se do të takohemi. Çdo takim është i vlefshëm, pa marrë parasysh objektivat. Na nevojitet një proces zgjedhor i rregullt , i pranueshëm dhe transparent. Sido që të jetë do të kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nuk përfundon çdo gjë me zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK’së ka shtuar se partia e tij mban qëndrimin që të shkojë vetë në zgjedhje, por ka thënë se edhe kjo do të diskutohet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“LDK mban qëndrimin parimor që të shkojmë vetë në zgjedhje, por edhe këtë do ta diskutojmë në ditët në vijim në Këshillin e Përgjithshëm. Vendi është qeverisur keq e më keq nga Koalicioni PAN, prandaj nevojiten ndryshime”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express.

Ndërkaq Mustafa të hënën është takuar me Ahmetin dhe Limajn. Ai ka thënë se takimet e tilla janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi.

Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.

“Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, tha Mustafa të hënën.

Ndërkaq Express sot ka kontaktuar edhe kreun e AAK’së i cili ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë për takim nga Mustafa.

“Jo s’kam ndonjë ftesë”, ka thënë Haradinaj

-----