Ballina Lajme nacionale Mustafa: Çdo person që ka probleme me ligjin do të nxirret nga...

Mustafa: Çdo person që ka probleme me ligjin do të nxirret nga lista e kandidatëve për deputet

10
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa paralajmëron se do ta largojë nga lista për deputet të dënuarin për korrupsion.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se të gjithë ata që kanë pasur ose kanë problem me ligjin do të nxirren nga lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së.

Mustafa ka përmendur edhe rastin e Haki Raqit i cili ishte dënuar për korrupsion. Ai ka thënë se Raqi do të largohet nga lista për deputet të LDK-së.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha Net”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe LDK-ja gjatë ditës ka publikuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, të cilës i prinë kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani.

-----