Ballina AKTUALE Musliu pjesmarrës në shpalljen “Qytetar nderi i Gjilanit” shqiptarin e madh z.Marin...

Musliu pjesmarrës në shpalljen “Qytetar nderi i Gjilanit” shqiptarin e madh z.Marin Mema

87
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me ftesë të kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri, isha shumë i nderuar që sot të marr pjesë në shpalljen “Qytetar nderi i Gjilanit” shqiptarin e madh z.Marin Mema, ka shkruar Shqiprim Musliu.

Gjatë fjalës sime, pasi përshëndeta të pranishmit dhe në veçanti z.Hazirin për kontributin e tij në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës Lindore, theksova se Gjilani në vazhdimësi ka qenë në krahë të shqiptarëve të vendit tonë, dhe këtë e ka dëshmuar z.Haziri gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu theksova se sot Kosova është e lirë dhe duhet të ndjehet krenar që nëpërmjet aktiviteteve të tilla po vlerëson e po motivon njerëz që po lejnë gjurmë në historinë bashkëkohore të shqiptarëve, që një gjë të tillë ne në Kosovën Lindore nuk po e gëzojmë, ku të pranishmëve i përkujtova se para disa muajve Kuvendi i Bujanocit e vlerësoi me “Qytetar Nderi” ish Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Gent Cakaj, por që një vendim të tillë Beogradi zyrtar e hedhi poshtë. Por pavarësisht të gjithave, ne do të vazhdojmë me përpjekjen tonë prej dekadash për të drejtat tona njerëzore e kombëtare.
Krenar me Gjilanin dhe udhëheqësin e saj z.Lutfi Haziri.

---- ----
----
-----
-----