Ballina AKTUALE Musliu: Do të ju dalim në ndihmë qytetarëve të komunës tonë

Musliu: Do të ju dalim në ndihmë qytetarëve të komunës tonë

966
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zv.kryetari i komunës të Bujanocit ka ftuar qytetarët që ta kontaktojn për të ju dalur në ndihmë atyre të cilët kan nevojë.

Musliu ka njoftuar se vendet më të prekura nga përmbytjet janë, Konçuli, Lluçani, Osllara, Levosoja, Banja e Bujanocit, Novo Naselba si dhe shume vende tjera që shtabi i krizave ka mund me i identifiku.

----

Ai ka shtuar se do të jemi pranë njerëzve për t’i ofru ndihmën time dhe të Komunës së Bujanocit për t’ia lehtësuar gjendjen banorëve.

Musliu në profilin e ti ka shkruar: “Edhe sot vendi jonë po përballet me vërshime të shumta. Reshjet e mëdha të shiut në mbrëmjen e kaluar, sot i ka goditur edhe shumë vendbanime, duke shkaktuar shumë dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Vendbanimet më të prekura janë Konçuli, Lluçani, Osllara, Levosoja, Banja e Bujanocit, Novo Naselba si dhe shume vende tjera që shtabi i krizave ka mund me i identifiku.
Do të jemi pranë njerëzve për t’i ofru ndihmën time dhe të Komunës së Bujanocit për t’ia lehtësuar gjendjen banorëve.
Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë atyre të cilët po përballen me këtë sprovë, mundësisht të na kontaktojnë për ndihmën që mund t’ja ofrojmë.
Me mundësitë tona ne do të jemi në krye të detyrës. Të jemi të gjithë pranë njëri tjetrit në këto momente të rënda që po kalon vendi jonë.

----- ----