Ballina Sport Muriqi drejt largimit, Tare nis kontaktet me surprizën e Serie A

Muriqi drejt largimit, Tare nis kontaktet me surprizën e Serie A

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vedat Muriqi nuk po ia del të lërë shenjën e tij te Lazio. Vetëm një gol në kampionat dhe një në Kupën e Italisë janë fare pak për bomberin dardan. Sezonin e ardhshëm pritet ta shohim larg kryeqytetit, ndërsa Igli Tare ka nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.

Sky raporton se drejtori sportiv i klubit bardhekaltër po synon të transferojë Simy te Lazio. 29-vjeçari ia ka dalë këtë sezon të shënojë 20 gola në Serie A me Crotonën. Sezoni i parë në elitë por efikasitet i madh nga shtatlarti afrikan, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Inzaghi.

 

Ekipi kalabrez ra në Serie B dhe largimi i Simy është i paevitueshëm. Për lojtarin ka interesim nga Anglia, por Tare ka nisur negociatat me agjentin e tij dhe po punon për të mbyllur sa më shpejt operacionin e parë të merkatos së verës. /abcnews.al

The post Muriqi drejt largimit, Tare nis kontaktet me surprizën e Serie A appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----