Ballina Lajme Bota/Rajoni Mungoi në diplomimin e të birit për faj të avionit, Gjykata dënon...

Mungoi në diplomimin e të birit për faj të avionit, Gjykata dënon kompaninë

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ishte një datë e shënuar, siç do të ishte për çdo prind, dita e diplomimit të djalit. Por prindi krenar në Bari të Italisë nuk kishte menduar që mes emocioneve të tij dhe të birit në atë ditë të vihej në mes si mur i pakalueshëm…kompania ajrore. Italiani kishte prenotuar një biletë në 6.30 të mëngjesit me destinacion Bergamon, në kohë për të qenë i pranishëm në ceremoni. Por avioni pati një vone së prej 12 orësh, që pamundësoi përgjithmonë atë moment lumturie familjare.

Ngjarja ka ndodhur në shtatorin e 2019, pa hyrë ende në vështirësitë e epokës së covid-it, por italiani i zemëruar nuk hoqi dorë dhe çoi në gjyq kompaninë Ryan Air, sepse i kishte shkaktuar sipas tij një dëm të madh emocional.

Dje, Gjykata e Barit i ka dhënë plotësisht të drejtë prindrit, në një vendim që mund të jetë shembull i shumë të tjerave në vijim. Kompania irlandeze u dënua me rreth 1100 euro dëmshpërblim, shifër ndoshta simbolike por që dëshmon që ndoshta që sot e tutje kompanitë duhet të jenë më të vëmendshme edhe për emocionet e pasagjerëve.

The post Mungoi në diplomimin e të birit për faj të avionit, Gjykata dënon kompaninë appeared first on KOHA.

---- ----
-----