Ballina Sport “Mungesë respekti ndaj klubit”, Inter “xixa” me kryetarin e bashkisë së Milanos

“Mungesë respekti ndaj klubit”, Inter “xixa” me kryetarin e bashkisë së Milanos

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Inter dhe Milan prej thuajse një viti kanë caktuar vendin e prjektin e ndërtimit të stadiumit të ri të të dy skuadrave, por ende nuk mund të flasim për nisje të punimeve. Këtë e konfirmoi edhe kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala.

Ai është shprehur se ‘zhvillimet për stadiumin e ri do të jenë të ngrira për shkak se situata financiare e Interit nuk është e qartë’. Suning, kompania që ka në pronësi Interin ka nxjerrë në shitje një pjesë të aksioneve dhe në mediet italiane është diskutuar edhe anulimi i ndërtimit të stadiumit.

 

Por duket se nuk është kështu dhe Interi nuk i merr aspak mirë këto deklarata të kryetarit të bashkisë. Përmes një postimi ata kanë reaguar ashpër personalisht ndaj Sala, duke u shprehur se Interi është një klub i madh dhe me histori dhe drejtuesit po punojmë me seriozitet maksimal.

 

“Inter ka histori të lavdishme. Ky klub ka ekzistuar para kryebashkiakut Sala dhe do vazhdojë edhe pas mbylljes së mandatit të tij.

Ne i shohim komentet e tij si fyese ndaj pronarëve, mos respektuese ndaj historisë e realitetit të klubit dhe miliona tifozëve të tij në Milano dhe gjithë botën, për të mos përmendur të parëndësinë në lidhje me procesin aktual administrativ të stadiumit të ri në projektin e Milanos.

Nëse konfirmohet se Inter dhe pronarët e klubit nuk vlerësohen nga administrata aktuale, ne do të dimë sesi të marrim vendimet pasuese”, shkruhet në reagimin e klubit. /abcnews.al

The post “Mungesë respekti ndaj klubit”, Inter “xixa” me kryetarin e bashkisë së Milanos appeared first on Abc News.

---- ----
-----