Ballina Sport Mungesa e Chiellinit detyron Juventusin të rikthejë Benatia

Mungesa e Chiellinit detyron Juventusin të rikthejë Benatia

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kampionët e Italisë janë hedhur në merkato për të gjetur një mbrojtës qendre, pas dëmtimit të Giorgio Chiellinit.

35-vjeçari pritet të mungojë rreth 6 ose 7 muaj dhe sezoni praktikisht për të ka përfunduar.

Në këtë situatë bardhezinjtë kanë nisur të punojnë në merkato për afrimin e një lojtari tjetër në atë repart.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, në listën e drejtuesve italianë për repartin e mbrojtjes përfshihet një ish-lojtar i ekipit.

Bëhet fjalë për Med’hi Benatia, i cili aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Duhail.

Mbrojtësi nga Maroku u largua në janarin e këtij viti nga “Zonja e Vjetër”, por tani mund të rikthehet përsëri te bardhezinjtë, por këtë herë nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Sarri.

Gjithashtu drejtuesit po ndjekin me kujdes edhe mbrojtësin e Bayern Munchen, Jerome Boateng, për të cilin mund të nisin një ofertë në orët e ardhshme.

The post Mungesa e Chiellinit detyron Juventusin të rikthejë Benatia appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----