Ballina Lajme nacionale Mundësi studimesh në Itali, MASHT-i nënshkruan këtë marrëveshje me Universitetin e Camerinos

Mundësi studimesh në Itali, MASHT-i nënshkruan këtë marrëveshje me Universitetin e Camerinos

25
SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Camerinos.

Tashmë studentët kosovar kanë mundësi studimi në Itali, shkruan ORAinfo.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ministri sot ka takuar z. Claudio Pettinari, rektorin e Universitetit të Camerinos, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje parasheh ndarjen e bursave për studentët nga Kosova, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin e Camerinos, si dhe mundësi tjera të bashkëpunimit në arsimin e lartë.

“Falënderova rektorin Pettinari për gatishmërinë e tij për këtë bashkëpunim konkret, gjithashtu edhe konsullin tonë në Romë, z. Arben Muhameti, si dhe gjithë komunitetin shqiptar në Itali, që me shumë mund po bëjnë më të mirën për një arsim më cilësor për të rinjtë tanë”- shkroi ndër të tjera Bytyqi./ORAinfo/

-----