Ballina Lajme nacionale MSH me njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë

MSH me njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim në Kosovë nuk ka nevojë që me rastin e hyrjes në Kosovë të këtë PCR test negativ. Tutje sipas ministrisë ky test u kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e ranguara me “rrezik të lartë”, sipas klasifikimit që bënë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

“Asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrëfarë karantine apo izolimi 14 ditor. Ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasfikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatët ditë në shtëpi (vetizolim) si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Gjithashtu, përmes një komunikate për media është sqaruar se qytetarët të cilët vijnë në Kosovë nuk detyrohen të testohen.

Vetëm të shtunë, përmes Aeroportit të Prishtinës, kanë ardhur mbi 9 mijë bashkatdhetarë. Shumë të tjerë kanë shfrytëzuar edhe trasportin tokësore./21Media

The post MSH me njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----