Ballina LifeBizare Mrekulli/ Delfini lind tek Gjiri i Lalëzit (VIDEO)

Mrekulli/ Delfini lind tek Gjiri i Lalëzit (VIDEO)

100
SHPËRNDAJE

Një ngjarje mjaft interesante është regjistruar dje nga pushuesit, të cilët kanë qenë në plazhin e Durrësit në Ishëm.

Një delfin është parë duke notuar fare pranë bregut, aty ku shumë qytetarë po laheshin.

Por pushuesit e kanë kuptuar se diçka nuk shkonte me delfinin dhe kanë thirrur autoritetet. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e ka bërë me dije rastin duke dhënë shpjegimin e mëposhtëm:

Nje delfin vizitoi ujerat e detit Adriatik ne Gjirin e Lalezit keto dy dite. Kjo jo rastesisht, delfini ishte shtatzane dhe donte te gjente nje vend per te lindur. AKZM dhe AdZM Durres sapo u lajmeruan nga pushuesit per ngjarjen u vune ne kontakt me ekspertet, te cilet erdhen ne ndihme. Delfini nen mbikqyrjen e veterinereve eksperte kreu nje lindje te parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur ne bark.

Ekspertet tane u konsultuan dhe me homologet e tyre ne Greqi duke arritur ne kete perfundim te njejte. Pas lindjes delfini mama u largua e qete ne thellesi pa u kthyer me. Nisur nga kjo ngjarje ju kerkojme qytetareve qe ne raste te tilla te lajmerojne menjehere institucionet perkatese dhe jo te tentojne vet te gjejne zgjidhje, pasi ne keto raste kerkohet ekspertiza e duhur.

Kafshet e egra nuk jane nje loje per femijet dhe as per te rriturit. Shpesh, ato ju ofrohen vendeve te banuara dhe njerezve per ndihme.

-----