Ballina Lajme Bota/Rajoni Mrekulli! Bebja 17 ditëshe shërohet nga koronavirusi pa asnjë mjekim (FOTO)

Mrekulli! Bebja 17 ditëshe shërohet nga koronavirusi pa asnjë mjekim (FOTO)

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një foshnje 17 ditëshe e ka marrë veten plotësisht nga koronavirusi i ri në Kinë pa asnjë lloj mjekimi. Bebja lindi në Wuhan, nga një nënë e sëmurë, por edhe pse Covid 19 iu përcoll dhe fëmijës, ajo sot gëzon shëndet të plotë, shkruajnë mediat britanike. Foshnja tashmë ka dalë nga spitali dhe gjendja e saj është shumë e mirë. Vajza u transferua në Spitalin Pediatrik të Wuhanit ditën që lindi dhe shumë shpejt u pa se ajo e kishte bartur sëmundjen nga nëna. Duke qenë se simptomat nuk ishin të forta, mjekët vendosën të mos i administronin mjekime dhe e lanë që trupi I fëmijës të luftonte vetë me virusin.

“Foshnja nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, as kollë e as temperaturë të lartë, ndaj dhe nuk nxituam me trajtimin mjekesor”, tha Dr Zeng Lingkong, kreu i pavionit të të porsalindurve në këtë spital.

Madje sipas tij, fëmija është rritur mirë e ka pasur dhe një shtim të kënaqshëm në peshë. Mjekët në Kinë e kanë pohuar që më parë mundësinë që koronavirusi të kalojë nga nënat shtatzanë tek fëmijet e tyre. Në këtë vend është shënuar sakaq edhe rasti i një pacienteje 96 vjeçare e cila u trajtua për tre ditë në njësinë e terapisë intensive, dhe u shërua.

---- ----
----
-----
-----