Ballina Lajme nacionale MPJ sqaron: Soleimani ishte armik i Kosovës

MPJ sqaron: Soleimani ishte armik i Kosovës

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

MPJ thotë se Soleimani ishte armik i Kosovës, mik i Serbisë.

Jetlir Zyberaj ka thënë se Gjenerali Qasem Soleimani që është vrarë nga forcat amerikane në Irak ishte aleat i ministrit serb, Ivica Daçiq.

----

Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka thënë se Gjenerali Qasem Soleimani që është vrarë nga forcat amerikane në Irak ishte aleat i ministrit serb, Ivica Daçiq.

Zyberaj ka shkruar në Facebook se Soleimani ka qenë armik i Kosovës dhe mik i Serbisë.

Sipas këshilltarit të Behgjet Pacollit, ai ka punuar me kontrabandistët e armëve të Daçiqit dhe të Serbisë.

“Ai ka punuar me kontrabandistët e armëve të Daçiçit dhe të Serbisë për të siguruar militantët në Irak me armë serbe dhe për të përdorur rrugët në Irak për të dërguar armë tek ISIS. Ai përdori ndikimin e tij politik në Iran, Irak, Liban dhe Siri kundër Kosovës, për të votuar kundër Kosovës dhe për të kundërshtuar pavarësinë, me kërkesën e Ivica Daçiç. Sot Ivica është me një mik më pak, dhe Kosova me një armik më pak”, ka shkruar Zyberaj.

----- ----