Ballina Lajme nacionale MPJ reagon pas fitores së diplomatit gjerman përballë ish-spiunit rus

MPJ reagon pas fitores së diplomatit gjerman përballë ish-spiunit rus

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Reagon MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e ka përshëndetur fitoren e diplomatit gjerman, Peter Bayer, për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës, përballë ish – spiunit rus, Aleksey Kondratyev.

Deputeti Bayer, i cili vjen nga partia CDU, është zgjedhur të enjten me shumicë absolute votash si raportues i ri për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kondratyev si person kishte të kaluar kriminale gjate misionit të tij në Kosovë.

Duke pasë parasysh se vjen nga Rusia, një shtet që përkrahë Serbisë punon hapur kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, fitorja e sotme e diplomatit gjerman në Këshillin e Evropës është edhe fitore për institucionet, diplomacinë dhe miqtë e Republikës së Kosovës”, thotë MPJ.

Debatit të zgjedhjes së raportuesit të ri për Kosovën i ka paraprirë debati agresiv i delegacionit rus i cili duke u thirrur në aktin se Kosova nuk është antare e Këshillit të Evropës ka kërkuar përjashtimin nga dhoma e takimit të Ambasadores Mimoza Ahmetaj, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit.

MPJ po ashtu thotë se rezultati i votimit 33 me 6 për diplomatin gjerman, është po ashtu tregues se ndikimi i Rusisë brenda Këshillit të Evropës është minor dhe i papërfillshëm kur bëhet fjalë për agjendën evropiane, pasi shumica e shteteve anëtarë të këtij këshilli e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe mbështesin rrugëtimin e tij euro-atlantikë.

---- ----
-----