Ballina Showbiz Mozzik kujton diten kur Loredanen e mori policia

Mozzik kujton diten kur Loredanen e mori policia

8
SHPËRNDAJE

Në intervistën e tij të sinqertë për portalin “20 min.ch”, reperi Mozzik ka folur edhe për ditën kur policia erdhi për të marrë Loredanën, pas nisjes së hetimeve mbi skandalin e mashtrimit me çiftin zviceran.

Ai kujton se u shokua atë ditë dhe nuk e kishte idenë se për çfarë ishte fjala. Mozzik u kishte ofruar diçka për të ngrënë efektivëve, ndërsa ata morën fatura nga shtëpia e tyre dhe më pas Loredanën për ta shoqëruar drejt stacionit.

Reperit iu desh të qëndronte vetëm me vajzën dhe më pas të shkonte të merrtë Loredanën. Ai shprehet se dëshiron të mendojë që Loredana, nuk i ka marrë para çiftit zviceran, edhe nëse del që e ka bërë një gjë të tillë:

Pjesë nga intervista:

A mund ta kujtosh ditën që policia e Lucerne trokiti në derën tënde?

Po. Ishte 3-4 e pasdites. Efektivët u sollën në mënyrë korrekte dhe unë iu ofrova diçka për të pirë dhe për të ngrënë. Ne hëngrëm luleshtrydhe bashkë.

Si u ndjeve në atë moment?

U shokova dhe nuk e kisha idenë çfarë kishte ndodhur. Pyesja veten vazhdimisht: Çfarë po ndodh tani? Çfarë ka ndodhur? Ishte një ndjenjë shumë e keqe!

Çfarë ndodhi më pas?

Policia bëri një kontroll të shtëpisë. Ata morën fatura. Më pas Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë unë po prisja me Hanën në shtëpi. Më vonë unë shkova e mora Lorin.

Prokurori i zyrës së Lucerne-s ka nisur një investigim për mashtrim. A mund ta imagjinosh që Loredana i mori para çiftit Z.,?

Jo, dua të besoj se nuk e ka bërë. Shpresoj që të mos e ketë bërë. Edhe nëse del që e ka bërë, unë do të besoj që nuk e ka bërë!

The post Mozzik kujton diten kur Loredanen e mori policia appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.