Ballina Showbiz Mozzik dhe Loredana jane ende bashke?

Mozzik dhe Loredana jane ende bashke?

32
SHPËRNDAJE

Mozzik dhe Loredana janë kthyer në dyshen më të komentur në media.

Dyshja prej disa kohësh ka treguar se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe tani ata po jetojnë të ndarë.

Pak ditë më parë Mozzik tregoi për një media zvicerane se është drejt divorcit me Loredanan dhe nuk ka më kthim mbrapsht.

Por në fakt, agjenti ‘00Thumb’ ka zbuluar ekskluzivisht se artistët nuk janë ndarë kurrë por e sajuan këtë histori për vëmendje.

“Loredana dhe Mozzik nuk janë ndarë kurrë. Ka qenë një marketing i sajuar nga dyshja sepse e kanë të vetme mënyrë mbijetese për të qëndruar në treg. Burime të sigurta pranë çiftit thonë se janë bashkë, jetojnë bashkë dhe nuk janë ndarë kurrë. E gjitha ka qenë e sajuar për të qëndruar në vëmendjen e publikut shqiptar. Po ta vini re, kur doli sulmi për Loredanën, ishte gazeta zvicerane “20 minuten” që sulmonte çiftin. Tani para disa ditësh, po e njëjta gazetë ka marrë një intervistë ekskluzive nga Mozzik. Kjo ka qenë e gjitha e sajuar për marketing. Kështu që, të qetësojmë njerëzit se nuk janë ndarë”, tregon ky burim.

Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, e cila shihet të qëndrojë gjatë gjithë kohës me të ëmën.

Mozzik u është kthyer koncerteve në Shqipëri dhe tani shoqërohet vetëm nga vëllai i tij, Getinjo.

The post Mozzik dhe Loredana jane ende bashke? appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.