Ballina Sport Mourinho tregon pse nuk u kthye në Milano pasi fitoi tripletën me...

Mourinho tregon pse nuk u kthye në Milano pasi fitoi tripletën me Interin

14
SHPËRNDAJE

Jose Mourinho drejtoi Interin nga viti 2008 deri në vitin 2010, dhe në sezonin e fundit ai arriti të fitojë tripletën e famshme me zikaltrit.

Në një intervistë tekniku portugez, rikthehet të flasë përsëri për vitin historik, ku shprehet: “Më duhet t’iu them diçka që nuk e kam thënë asnjëherë më parë. Arsyeja që unë nuk u ktheva në Milano, pas ndeshjes me Bayernin, ishte sepse unë mendoja se nëse do të kthehesha, nuk mund të kaloja tek Real Madridi. Doja të shpëtoja nga emocionet e mia. Unë nuk hyra as në dhomat e zhveshjes, pasi nuk mund ta kontrolloja veten.

Kisha vendosur të kaloja te Reali, edhe pse nuk e kisha firmosur ende kontratën. E dija dhe kisha frikë të kthehesha në Milano, për të festuar Ligën e Kampionëve, pasi mund të ndryshoja mendje. Ky ishte gabimi im. Ne fituam 3 trofe në 15 ditë, dhe Diego Milito shënoi 4 gola. Kjo ishte historike”, u shpreh Mourinho.

The post Mourinho tregon pse nuk u kthye në Milano pasi fitoi tripletën me Interin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----