Ballina Sport “Mourinho i vogël” që po realizon ëndrrat e Leipzig

“Mourinho i vogël” që po realizon ëndrrat e Leipzig

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Julian Nagelsman është trajneri i parë në historinë e Champions që arrin të shkojë në gjysmëfinale në moshën 33-vjeçare.

Ai ka arritur në këtë sezon të mundë me Leipzig skuadra që janë drejtuar nga trajnerë të mëdhenj, siç janë Jose Mourinho (Totenhem) dhe Diego Simeone (Atletiko Madrid).

----

Tani ai do të përballet në gjysmëfinale me bashkëkombësin e tij, Thomas Tuchel, që drejton skuadrën e Parisit. Por kush është trajneri gjerman që po habit botën e futbollit?

1. Nagelsmann është një trajner rekordesh që tani. Në moshën 28 vjeçare ka zëvendësuar Huub  Stevens te Hoffenheim dhe është bërë trajneri më i ri i kampionatit gjerman. Në moshën 33 vjeçare është bërë trajneri më i ri që do të luajë një gjysmëfinale të Champions League në historinë e kompeticionit.

2. Ëndërronte të bëhej qendërmbrojtës. Dëshironte të ishte si John Terry i Chelsea-t, për këtë arsye në stërvitje e thërrisnin Johnny. Në moshën 20 vjeçare u detyrua të hiqte dorë nga futbolli i luajtur për shkak të një dëmtimi në kavilje.

3.Ka studiuar për biznes administrativ, një plan B nëse nuk do të kishte pasur sukses si trajner. Një botë që nuk e ka tërhequr asnjëherë.

4.Rangnick e zgjodhi për Leipzig-un. Rummenigge dhe Guardiola, më parë, provuan ta merrnin te Bayern-i për të drejtuar ekipin Under 17.

5.Tim Wiese, ish-portier gjerman, sot wrestler, e mbiquajti ‘Mourinho i vogël’ në kohët e Hoffenheim, jo shumë për ngjashmërinë fizike, por për mënyrën si e përgatiste skuadrën në fushë. Një pseudonim që vazhdon ta ndjekë.

----- ----