Ballina Lajme nacionale Mourinho ‘godet’ skuadrën e Manchester Unitedit dhe Chelseas

Mourinho ‘godet’ skuadrën e Manchester Unitedit dhe Chelseas

10
SHPËRNDAJE

Mourinho ka befasuar me deklaratën e tij për Manchester Unitedin dhe Chelsean.

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, ka lëshuar një deklaratë befasuese, e cila ka prekur dy ish skuadrat e tij.

Jose Mourinho është në dijeni për dominimin absolut të Pep Guardiolas në futbollin anglez, pasi ky i fundit fitoi të gjithë trofetë edicionin e kaluar.

Man City e nisi për mrekulli edhe këtë edicion, duke mposhtur 0:5 Ëest Ham, në ndeshjen e parë të kësaj kampanje.

Guardiola ka edhe një bankë rezervë mjaft të pasur, që i lë mundësi për shumë rotacione, e sipas Mourinhos, edhe skuadra B e City është më e fortë sesa Chelsea apo Man United.

“Manchester City, Liverpool, Tottenham dhe Man City B” ishte përgjigja e Mourinho, i pyetur rreth garës për titullin në Premierligë.

“Sot, edhe nëse ndonjëra skuadër luan shkëlqyeshëm dhe ka rezultat të mirë, nuk besoj se kanë gjasa për titullin” ka thënë portugezi para derbit Man Utd – Chelsea.

Pra, sipas Mourinho, skuadra B e Manchester City ka gjasa më të mëdha për titullin sesa Chelsea e Man United.

-----