Ballina Sport Mourinho e bën më të paguarin, zbulohet rinovimi i majmë i Son

Mourinho e bën më të paguarin, zbulohet rinovimi i majmë i Son

15
SHPËRNDAJE

Trajneri Jose Mourinho është i dashuruar pas lojtarit të tij Son Heung-min. Koreano-jugori është një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit anglez dhe së bashku me Harry Kane formojnë një dyshe mjaft të mirë në majë të sulmit.

Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që të rinovojnë me lojtarin. “Spurs” do t’i ofrojnë lojtarit një kontratë 5-vjeçare me shifra të jashtëzakonshme. Ai do të përfitojë 200 mijë paundë në javë duke qenë ndër lojtarët më të paguar.

Rrogës neto do t’i shtohen dhe bonuset në bazë të përformancave të tij sezonale. Kontrata aktuale skadon në vitin 2023, por “Spurs” nuk duan të rrezikojnë me lojtarin. Trajneri portugez pret që Son të nënshkruajë shpejt.

-----