Ballina Sport Mou: Trajner mbrojtës? Mund të më akuzoni vetëm pse luaj me shumë...

Mou: Trajner mbrojtës? Mund të më akuzoni vetëm pse luaj me shumë sulmues

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Tottenham reagoi pas humbjeve në derbin kundër Arsenalit dhe asaj ndaj Dinamo Zagreb, që solli edhe eliminimin nga Europa League. Skuadra londineze është përqendruar totalisht në Premier League dhe synon të renditet në një nga katër vendet e para.

Sot erdhi fitorja 0-2 në fushën e Aston Villës, sukses që i ka ngjitur djemtë e Jose Mourinhos në vend të gjashtë, me vetëm tre pikë më pak se zona Champions. “Special One” akuzohet për faktin që praktikon një futboll defensiv, por ai e ka gati gjithmonë një përgjigje për kritikët.

Nuk ka kuptim të thuhet që po luajmë një futboll të kujdesshëm në ndeshjet e rëndësishme. Në takimin kundër Arsenalit, njësoj si ndaj Crystal Palace, ishim gjatë gjithë kohës në sulm. Në derbin e Londrës së Veriut kishim vetëm një mesfushor me tipare mbrojtëse: Pierre-Emile Høybjerg.

E harruat se në formacionin titullar kishte lojtarë si Gareth Bale, Tanguy Ndombele, Lucas Moura, Son Heung Min dhe Harry Kane? Nuk i kuptoj pretendimet sikur jemi një ekip mbrojtës. Nëse doni të më akuzoni për diçka bëjeni pse kam luajtur me kaq shumë lojtarë sulmues“, deklaroi Mourinho. /abcnews.al

The post Mou: Trajner mbrojtës? Mund të më akuzoni vetëm pse luaj me shumë sulmues appeared first on Abc News.

---- ----
-----