Ballina Showbiz Motrave Mustafa ia “vjedhin” idenë edhe vëllezërit Mziu

Motrave Mustafa ia “vjedhin” idenë edhe vëllezërit Mziu

49
SHPËRNDAJE

Edhe Vëllezërit Mziu ia “vjedhin” idenë Motrave Mustafa.

Tregu muzikor kosovar është i njohur me nepotizëm, ku pothuajse nuk ka familje që nuk e ka dikë këngëtarë/e, madje disa familje kanë më shumë se një këngëtare.

E në këtë listë hyjnë Vëllezërit Mziu të cilët janë 5 vëllezër dhe që të pestit këndojnë sikurse Motrat Mustafa apo Shkurta e Shyhretja me fëmijë e me reja që ia thonë këngës!

Vërtetë jemi popull i hareshëm, siç thoshin të moshuarit, veç kënga mangush se krejt punët në dyzen i kena!

Nejse, është mirë kur këndohet apo jo?

Muaj më parë Motrat Mustafa i prishën raportet me Shyhrete Behlulin shkaku i idesë së një këngë të cilën ia kishin kushtuar nënës së tyre, por nuk kanë shkuar shumë javë dhe me një ide të tillë na erdhën edhe Vëllezërit Mziu duke i kënduar nënës dhe duke e lënë dhe atë që të këndoj e të jetë pjesë e klipit më të ri të tyre.

Këtë videospot Vëllezërit Mziu e kanë bërë publike shumë pak ditë më parë, dhe ja si duket kënga kur edhe nëna e tyre ia thotë këngës./InfoKosova

-----