Ballina Showbiz Motrat e Kim Kardashian akuzohen për vjedhje (FOTO)

Motrat e Kim Kardashian akuzohen për vjedhje (FOTO)

19
SHPËRNDAJE

Motrat Jenner paditen për shkelje të së drejtës së autorit nga një kompani në New York. Kendall dhe Kylie njihen për inovacionet në fushën e modës e sidomos në modelet e të brendshmeve. Megjithatë kompania “Klauber Brothers” në Shtetet e Bashkuara pretendon se linja e tyre e veshjeve nuk janë një markë më vete, por thjesht një imitim i dizajneve të produkteve të tyre.

Referuar Fox News, dy janë artikujt kryesorë me të cilat po merret kompania në fjalë për hedhjen në gjyq të dy motrave të famshme: “Kylie Thong Panties”, që është shitur në dyqanin online të Kylie dhe një produkt tjetër i shitur nën markën e njohur “Kendall and Kylie”.

“Klauber” akuzon dy vajzat me famë ndërkombëtare për përdorimin pa leje të produkteve të tyre në koleksionet që ato zotërojnë. Në padinë e paraqitur në Kaliforni këtë të mërkurë, kompania ka paraqitur edhe fotografi, ku sipas së cilës, elementët, përbërja dhe rregullimi i dantellave janë identike me ato të “Klauber Brothers”.

Momentalisht, kompania në fjalë po kërkon dëmshpërblim të majmë nga shitjet e dy stileve pa lejen e autorit.