Ballina Lajme Bota/Rajoni Motra e Kim Jong Un përgatitet si lidere? Ja posti i rëndësishëm...

Motra e Kim Jong Un përgatitet si lidere? Ja posti i rëndësishëm që i dha diktatori (FOTO)

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un po merr një rol udhëheqës në një fushatë të re, më të ashpër presioni kundër Koresë së Jugut, ku sipas analistëve është një rol thelbësor i politikës që tejkalon të qenit ndihmësi i vëllait të saj.

Kim Yo Jong, 30 vjeçe, është personi i vetëm më i afërt i diktatorit  të Koresë së Veriut, që luan një rol publik në politikë.

----

Gjatë “fluksit” të diplomacisë ndërkombëtare 2018-2019, Kim Yo Jong fitoi vëmendjen globale duke udhëhequr një delegacion në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut.

Por këtë vit, motra e liderit ka marrë një rol të rëndësishëm në politikë, duke  e ngritur statusin e saj si një person  me ndikim politik.

----- ----