Ballina Lajme nacionale Motra e gazetarit të ekzekutuar në Greqi: Diçka e shqetësonte

Motra e gazetarit të ekzekutuar në Greqi: Diçka e shqetësonte

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dëshmi të reja janë publikuar nga vrasja e gazetarit, George Karaivaz që tronditën Greqinë.

Motra e gazetarit, Anatoli Karaivaz dhe xhaxhai i tij Nikos Kamatoglou folën për mediat pas varrimit të gazetarit. Motra e viktimës tregoi se kontakti i fundit që pati me të vëllain ishte data 5 prill, kur edhe kishin shkëmbyer mesazhe në në telefon.

Karaivaz tha se vëllain dukej sikur diçka e shqetësonte, pa pasur mundësinë të mësonte më shumë.

Gjithashtu mediat greke shkruajnë për dëshminë e një qytetareje e cila u ndodh para momentit të atentatit, ku përshkruhen detaje disa minuta para se autorët ta ekzekutonin.

“Njëri kishte veshur një jelek anit-plumb. Flokët i kishte të prerë, ndërsa tjetri kishte veshur pantallona ushtarake”, thuhet në dëshminë e gruas.

Më tej gruaja e ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes, shton se autorët të cilët po e prisnin gazetarin pranë shtëpisë së tij, dukeshin të shqetësuar.

/abcnews.al/

The post Motra e gazetarit të ekzekutuar në Greqi: Diçka e shqetësonte appeared first on Abc News.

---- ----
-----