Ballina Lajme Bota/Rajoni Motra e diktatorit bombardoi zyrën/ ‘Era’ luftë, Seuli dërgon tanket në kufi...

Motra e diktatorit bombardoi zyrën/ ‘Era’ luftë, Seuli dërgon tanket në kufi (FOTOT)

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koreja e Jugut po grumbullon tanke në kufi pasi veriu komunist hodhi në erë zyrën ndërlidhëse në qytetin kufitar, Kaesong.  Peniani konfirmoi se ndërtesa është shkatërruar dhe komunikimet me Seulin janë ndërprerë përfundimisht.

Më herët, ai kishte kërcënuar për të disatën herë brenda pak ditëve me marrjen e veprimeve, nëse grupet dezertuese çojnë përpara fushatën e tyre për të dërguar pamflete me materiale propagandistike në territorin verikorean. Mediat koreano-jugore raportuan se një shpërthim ishtë dëgjuar dhe ishte parë tym mbi mbi Kaesong. Foto të fundit tregojnë forcat koreano-jugore duke patrulluar kufirin e fortifikuar rëndë më vendin fqinj, ndërsa mjaft trupa janë grumbulluar dhe aty pranë për një stërvitje rutinë. Mësohet se qeveria në Seul ka mbajtur po kështu një mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

----

“Ekzekutivi shprehu keqardhje të thellë për shkatërrimin e ndërtesës nga ana e Koresë së Veriut. Ne paralajmërojmë se do të përgjigjemi me forcë nëse pala tjetër ndërmerr veprime që do ta përkeqësojën më tej situatën”, deklaroi Kim You-geun, zëvendës drejtor i zyrës së Sigurisë Kombëtare. Ai shtoi se hedhja në erë e zyrës ndërlidhëse ishte “ një tradhëti” ndaj të gjithë atyre që kanë kërkuar e kanë punuar prej kohësh për arritjen e paqes në gadishullin Korean.

 

----- ----