Ballina Lajme nacionale Motoristëve serbë do t’u lejohet hyrja në Kosovë

Motoristëve serbë do t’u lejohet hyrja në Kosovë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Policia konfirmon se motoristëve serbë do t’u lejohet hyrja në Kosovë.

Një grup motoristësh serbë janë nisur dhe do të hyjnë sot në Kosovë.

Grupi i cili njihen mjaft shumë për shkaktimin e trazirave, para nisjes ata janë pritur nga nënkryetari i Kuvendit Komunal të Beogradit, Goran Vesiq.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli është shprehur se Kosova nuk do të lejojë asnjë grup të organizuar që pretendon prishjen e rendit publik.
Por të kundërten e kanë thënë Policia e Kosovës. Në një prononcim për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti ka thënë se ata do të hyjnë në Kosovë dhe u lejohet kjo gjë.

“Nuk do të tentojnë, por do të vijnë. Koncerin e kanë në ora 16:00, ajo është e lejuar, si çdo vit”, tha Hoti.

“Pse të ndalohen? Ata do të vijnë si çdo vit dhe kjo u lejohet, e kanë festën e Vidovdanit dhe ata vijnë tradicionalisht për çdo vit prej viseve të ndryshme, nuk ka kurrfarë problemi, marrin pjesë në koncert dhe aq”, tha Hoti për lajmi net.

Detaje të tjera nëse ky grup ka mbërritur në kufi ende nuk dihen.

---- ----
-----