Ballina Lajme Bota/Rajoni Moti i lig, apel për pushuesit e kësaj plazhe: Mos hyni në...

Moti i lig, apel për pushuesit e kësaj plazhe: Mos hyni në ujë!

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe sot bregdeti shqiptar po vazhdon të jetë me dallgë dhe jo i përshtatshëm për notim.

Moti prej ditës së djeshme ka qenë i paqëndrueshëm duke bërë që dallgëzimi në det të jetë tepër i madh.

Po kështu e njëjta situatë ka vijuar edhe ditën e sotme, ku një nga zonat më të prekura është edhe Velipoja. Bashkia e Shkodrës bën me dije se në këto kushte, duhet të shmanget futja në det.

Sipas bashkisë së Shkodrës vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri.

Megjithatë angazhimi dhe kujdesi e qytetarëve është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.

Me poshtë i gjeni pamjet çka ndodhi dje në plazhet shqiptare dhe në atë të Ulqinit

---- ----
----
-----
-----