Ballina Lajme Bota/Rajoni Moti i keq/ Pamje ‘apokaliptike’, e frikshme çfarë ndodh në Spanjë (FOTOT)

Moti i keq/ Pamje ‘apokaliptike’, e frikshme çfarë ndodh në Spanjë (FOTOT)

45
SHPËRNDAJE

Stuhia Gloria ka pushtuar Spanjë dhe si pasojë e saj kanë humbur jetën 4 persona si dhe janë plagosur qindra të tjerë. Era e fortë dhe dallgët disa metra të larta kanë shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në zonat bregdetare dhe në ishujt turistikë.

Autoritetet kanë kërkuar që turistët të largohen me urgjencë. Në zonat e brendshme të Spanjës ka reshje të mëdha dëbore. Ndërkohë një video që po qarkullon në internet shihet se si Mallorca është mbushur nga një valë e madhe me shkumë.

Videot tregojnë dallgët që dërgonin ujin poshtë ndërtesave në Cala Ratjada në Mallorca. Ndërsa në Costa Brava të Tossa de Mar, vendasit u zgjuan në pamjen surreale të shkumës së detit, e cila kishte pushtuar një pjesë të qytetit të vjetër.

----- ----- ----- -----