Ballina Lajme Bota/Rajoni Moti i keq, disa të vdekur në Europën Lindore

Moti i keq, disa të vdekur në Europën Lindore

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kushtet e përkeqësuara atmosferike në mbarë Europën Qendrore e atë Lindore, kanë kushtuar jetë njerëzish e kanë izoluar komunitete të tëra. Stuhitë të dhunshme dëbore e erëra të fuqishme kanë bërë shkas për bllokimin e disa fshatrave dhe rrugëve në Ballkan.

Në jug të Serbisë, policia njoftoi se ka gjetur një burrë të vdekur, e ka ndihmuar rreth 20 personave që të dilnin nga automjetet e tyre të bllokuara nga bora.

----

Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, e zona e Sokollacit është pa ujë të pijshëm. Një fëmijë në Sllovaki humbi jetën i goditur nga një tabelë e sinjalistikës rrugore, e shkulur prej erërave të dhunshme në zonë.

Një i vdekur u shënua ndërkohë dhe në Republikën Ceke; një pemë u rrëzua mbi makinën e tij, duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 30 udhëtime me tren janë anuluar në Rumani erërat dhe bora e madhe kanë çuar në bllokime masive të trafikut.

Një situatë e ngjashme atmosferike u regjistrua dhe në Bullgari, ç’ka detyrimet drejtuesit e aeroportit kryesor të vendit të pezullonin disa fluturime.

----- ----