Ballina Lajme nacionale Mosnumërimi i mbi 4 mijë votave nga diaspora, VV ankohet në PZAP

Mosnumërimi i mbi 4 mijë votave nga diaspora, VV ankohet në PZAP

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lëvizja Vetëvendosje sot ka ushtruar ankesë në PZAP për shkak të mosnumërimit të 4639 votave përmes postës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate që kjo parti ka dërguar për media.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Tutje, theksohet se presin nga PZAP që të marrin afat brendave afateve ligjore.

“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë. Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, shkruhet në njoftimin e VV-së.

---- ----
----
-----
-----