Ballina Lajme nacionale Mos u nisni drejt pikës kufitare Konçul-Dheu i bardhë

Mos u nisni drejt pikës kufitare Konçul-Dheu i bardhë

296
SHPËRNDAJE

Pritje të gjata po ndodhin në pikën kufitare të Konçulit -Dheu i Bardhë.

Mërgimtarët anë mbanë botës ku gjenden ia kanë mësyrë Kosovës për të kaluar pushimet me familje në vendlindje.

Derisa është edhe koha e pushimeve, nëpër pikat kufitare ka fluks të madh të mërgimtarëve që presin për të hyrë në Kosovë.

Sigurisht, kjo po u shkakton atyre pritje për shkak të kolonës së veturave që presin për të hyrë në vend.

Kolona të tilla të gjata janë parë në hyrje të Kosovës sot tek pika kufitare Konçul-Dheu i Bardhë.

Ndërsa, sipas matjeve para 35 minutave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare të Republikës së Kosovës, pritja është deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovës përmes kësaj pike kufitare, por ato nuk jan të sakta për kufirin e Konçulit-Dheut të bardhë pasi që aty më saktësisht matet vetëm ajo e Merdarës duke tentuar të ja ulin intesitetin asaj të Konçulit-Dheut të bardhë duke mos pasqyruar saktësisht pritjet e gjata në këtë pikë kufitare.

-----