Ballina Lajme nacionale “Mos e rruaj k****”, Saimir Tahiri skuqet nga turpi, reagon për përgjimet...

“Mos e rruaj k****”, Saimir Tahiri skuqet nga turpi, reagon për përgjimet e BILD

26
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara ditën e djeshme ngaz gazeta gjermane BILD, ku ai flet me drejtorin e policisë në Dibër, Robert Aga dhe e falënderon për kontributin në blerjen e votave.

Në fund Tahiri i thotë Agës që të “mos e rruaj k****” për irvlaët demokratë dhe Flamur Nokën se ka mbështetjen e tij si ministër i Brendshëm.

Lidhur me fjalorin e përdorur, Tahiri në reagimin e tij në Facebook i kërkon “ndjesë cdo qytetari për fjalorin aspak të përshtatshëm”, që sipas tij “u dëgjua në një bisedë private ku merrja pjesë”.

Por në vijim, Tahiri sulmon ata që po i kritikojnë fjalorin dhe mbron veten duke thënë se kurrë nuk ka bërë Pazar për vota në Dibër, pasi nuk ka marr pjesë në fushatën për këtë qark.

“Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk përputhet përkund me vlerat qe duhet te tregojmë, qofte edhe ne jetën a bisedat private. Përpos kësaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po kështu asnjë veprim i imi, ne një fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnjë dite, ne cilëndo mënyre”, shkruan ai.

Edhe ai, siç po bën PS-ja nga ku e kanë përjashtuar sulmon Flamur Nokën edhe pse indirekt, duke thënë se PD lëvizte me armë në brez në Dibër.

“Përkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji. Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.  Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve! Ndjese sinqerisht per fjalorin!”, shprehet Tahiri.

-----