Ballina Lajme nacionale Mos dilni pa çadër, ja çfarë temperaturash na presin sot

Mos dilni pa çadër, ja çfarë temperaturash na presin sot

40
SHPËRNDAJE

Lamturmirë ditë me diell, nga sot nisin reshjet e shiut.

Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme edhe për ditët vijuese.

Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa kategori të njerëzve të cilët kanë probleme reumatike, rrugë të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike.

-----