
Vetëm dy ditë më parë, në skenën magjike të “Sanremo 2020” u ngjit modelja bukuroshe, Georgina Rodriguez.
Fillimisht ajo e vuri në dyshim pjesëmarrjen e saj në këtë festival, e shkak u bë pagesa që sipas saj, ishte e ulët.
Për Georginën, produksioni kishe vendosur një shumë prej 20-25 mijë eurosh, ndërsa partnerja e Cristiano Ronaldos kërkoi plot 140 mijë.
Lidhur me këtë kanë shkruar mediat italiane, të cilat shprehen se produksioni e ka pranuar kërkesën e saj dhe i ka dhënë shumën marramendëse. Ndërsa së fundmi thuhet se këto para, Rodriguez po i përdor për një çështje të mirë.
Sipas mediave italiane, partnerja e sulmuesit juventin i ka dhuruar paratë për t’u ndërtuar një spital në Torino, i cili është për fëmijët dhe ka vërtet nevojë për investim.