Ballina Showbiz Morena Taraku do te ndertoje nje shtepi te demtuar nga termeti

Morena Taraku do te ndertoje nje shtepi te demtuar nga termeti

13
SHPËRNDAJE

Një tjetër ndihmë vjen nga Kosova për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit. Është këngëtarja e njohur, Morena Taraku, e cila pas vizitës së djeshme me të prekurit nga tërmeti, vendosi të ndërtojë shtëpinë e familjes Turja.

Morena ishte e ngazëllyer nga kjo vizitë, sidomos mes fëmijëve dhe shumë prej tyre u solli shumë lumturi.

E në fund të kësaj vizite, bukuroshja kosovare zgjodhi familjen Turja për ndërtimin e shtëpisë së tyre që u shkatërrua nga tërmeti, teksa zbuloi se ashtu si burri i kësaj familjeje që vuan nga zemra, ashtu vuan edhe babai i saj, bën operime të shumta prej vitesh.

“Isha tek familja Elton Turja në Kameras, vendosem një tendë. Ne shtëpi kishin një baba, e di se gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë e bujare sa brenda syve tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes perse familja ime flenë jashtë…E s’kam si ti ndihmoj!!!

Ajo çka me preku më se shumti ishte se ai kishte kohë që kishte probleme me zemrën dhe unë e di se sa e rend dhe sa e vështirë është të kesh dikë me këtë sëmundje…

Unë mora përsipër të ndërtoj shtëpinë e tyre të re… dhe të kthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi, sepse shëndetin s’mund t’ja garantoja atij babai të shkret sepse ajo është në dorën e Zotit, po ashtu si edhe shëndeti i babit tim që kalon me vite e vite operime të shumta nga kjo sëmundje..

Kjo shtëpi do të jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova, më shumë dashuri për nënën Shqipëri”, shkruan Morena.

The post Morena Taraku do te ndertoje nje shtepi te demtuar nga termeti appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

----- ----- ----- -----